Mustafa: Dialogu duhet të jetë i pavarur nga Gjykata Speciale - Gazeta Express
string(61) "mustafa-dialogu-duhet-te-jete-i-pavarur-nga-gjykata-speciale1"

Mustafa: Dialogu duhet të jetë i pavarur nga Gjykata Speciale

Gazeta Express

27/06/2020 18:53

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa thotë se është e rrezikshme për vendin vënia e dialogut me Serbinë ne kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Mustafa tha se dialogu dhe Gjykata Speciale duhet të jenë të pavarura nga njëra-tjetra.

“Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur. Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar”, shkruan Mustafa në Facebook.

Lexo Edhe:

Duke komentuar reagimet e fundit të Wolfgang Petritschit, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në periudhën e viteve 1998-99, dhe Carl Bildtit, bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, se iniciativa e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi po dështon për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, Mustafa ka thënë se është vështirë të niset dikush për të dialoguar me logjikën e komenteve të tyre.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Vënja e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë

Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur.

Është vështirë të niset dikush në rrugë për Washington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit.

Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Ëashington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar.

Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim! IM