string(56) "aktori-shqiptar-eshte-nje-fans-mashkull-me-con-foto-nudo"

Gazeta Express

25/06/2020 19:41

Aktori shqiptar: Është një fans mashkull… më çon foto nudo

Gazeta Express

25/06/2020 19:41

Olsi Bylyku është një nga aktorët shqiptarë që pëlqehet shumë nga publiku shqiptar mirëpo ai ka zbuluar se nuk preferohet vetëm nga vajzat por dhe nga meshkujt.

Teksa ishte i ftuar në një interviste në ‘Kafe Shqeto’, aktori tregoi se merr vazhdimisht mesazhe provoukese nga meshkujt, të cilët i dërgojnë foto nudo dhe e pyesin se ku ndodhet.

Situatën Olsi e tregoi me shumë humor mirëpo la të nënkuptohej se është i habiur nga veprime të tilla.

Kur del në ekran të pëlqejnë femrat, dhe meshkujt. Pëlqejnë dhe meshkujt ore nuk është çudi, ca nuk po dëgjojmë. Do të tregoj një histori. E di që do të bëhet lajm. Eshtë njëri, më ço foto lakuriq ore, për zotin nuk tallem. Më dërgo foto lakuriq mo burrë, më dërgo nji e shof unë dhe e heq se normal, më ço nji tjetër me 2 tre shokë, hajde vllai ku je, ç’janë këto muhabete ku je ti’- tregoi Olsi.

Kujtojmë se Olsi është në një lidhje dashuri me Egli Takon, me të cilën thuhet se ka nisur dhe bashkëjetesën./dosja