Katari i dhuron Kosovës teste për COVID-19 dhe respiratorë - Gazeta Express
string(62) "katari-i-dhuron-kosooves-me-teste-per-covid-19-dhe-respiratore"

Katari i dhuron Kosovës teste për COVID-19 dhe respiratorë

Gazeta Express

25/06/2020 9:33

Katari do të dhurojë një donacion me teste për COVID-19 dhe respiratorë për Ministrinë e Shëndetësisë.

Për këtë ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë për media, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit në mes organizatës “Qatar Charity” dhe Ministrisë së Shëndetësisë për dhurimin e një donacioni me teste për Covid-19 dhe respiratorë. Në këtë ceremoni merr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj si dhe Ambasadori i Shtetit të Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri”, thuhet në komunikatë.

Kjo ceremoni do të mbahet në Sallën e Medieve në IKSHPK, në orën 14:30.