Zgjedhja e anëtarëve të KQZ, Këshilli Politik bie dakord me formulën e PD - Gazeta Express
string(72) "zgjedhja-e-anetareve-te-kqz-keshilli-politik-bie-dakord-me-formulen-e-pd"

Gazeta Express

24/06/2020 20:52

Zgjedhja e anëtarëve të KQZ, Këshilli Politik bie dakord me formulën e PD

Gazeta Express

24/06/2020 20:52

Këshilli Politik ka rënë dakord me formulën e propozuar nga PD për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Dakordësia është arritur sipas formulës (së tretë) të propozuar nga opozita, por me ndryshimin që përfaqësuesit e opozitës nuk do të kenë të drejtën e vetos në komisionin e posaçëm parlamentar, i cili do të përzgjedhë kandidatët.

Ky përfaqësues do ketë të drejtën e vetos në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ. Formula e cila përfshin një përfaqësues të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posacëm Parlamentar, do jetë si dispozitë kalimtare që do jetë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

Mbledhja e këshillit nisi në orën 17:00 dhe vijon ende. Pas arritjes së dakordësisë, palët vijojnë të diskutojjë, por tashmë në tryezë është çështja e votës së emigrantëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement