Ngërçi me KQZ-në, zbardhet propozimi i tretë i opozitës - Gazeta Express
string(54) "ngerci-me-kqz-ne-zbardhet-propozimi-i-trete-i-opozites"

Gazeta Express

23/06/2020 15:11

Ngërçi me KQZ-në, zbardhet propozimi i tretë i opozitës

Gazeta Express

23/06/2020 15:11

Pas mazhoranca socialiste refuzoi dy propozimet e para për mënyrën sesi do të duhet të funksionojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, opozita dhe më saktë Partia Demokratike vjen me një tjetër ide.

Kështu sipas PD-së duhet të ngrihet një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ndër të tjera propozohet që PD të zgjedhë 2 nga 5 anëtarët e Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, institucione këto që priten të ngrihen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Më Pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit. 

Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, përfaqësuesi i Opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement