Zvicerania me një këngë të veçantë në ceremoninë në Lucern, ku Ylfete Fanaj mori detyrën e kryeparlamentares - Gazeta Express
string(117) "kengetarja-zvicerane-me-nje-kenge-te-vecante-ne-ceremonine-ne-lucern-ku-ylfete-fanaj-mori-detyren-e-kryeparlamentares"

Gazeta Express

23/06/2020 14:55

Zvicerania me një këngë të veçantë në ceremoninë në Lucern, ku Ylfete Fanaj mori detyrën e kryeparlamentares

Gazeta Express

23/06/2020 14:55

Në momentin kur krerët e Parlamentit dhe të partisë së saj e uronin Ylfete Fanajn për zgjedhjen e saj kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, këngëtarja zvicerane doli në skenë, duke kënduar këngën e njohur arbëreshe “Moj e bukura More”.

Në fytyrën e Ylfetes dhe familjarëve të saj vëreheshin emocione të papërshkrueshme, ndërsa deputetët dhe publiku filluan duartrokitjet nën ritmin e këngës së mirënjohur.

Një element tjetër shqiptar në këtë eveniment ishte edhe dorëzimi i një pikture të artistit shqiptaro-zviceran Samedin Asllani që iu bë Fanajt me rastin e zgjedhjes së saj në këtë post të lartë.