Dy pacientë në QKUK kanë humbur jetën. Njëri ka vdekur pasi është prekur nga Covid-19, ndërsa për tjetrin pritet konfirmimi zyrtar nga laboratori pasi i njëjti kishte edhe dy sëmundje tjera shoqëruese.
Pacienti i parë është Xh.R.(1946) nga Gjilani. Ai përvec Covid-19 ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë pacienti i dytë është I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Kjo është komunikata e plotë:
Prishtinë, 22 qershor 2020
Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot më 22 qershor 2020, në orët e vona të pasditës në këtë klinikë kanë vdekur dy pacientë.
Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19.
Pacienti i dytë që ka vdekur, I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese.