Prifti tenton t’i japë fund pandemisë: E gropos veten për tetë orë rresht - Gazeta Express
string(8) "979824-2"

Prifti tenton t’i japë fund pandemisë: E gropos veten për tetë orë rresht

Gazeta Express

27/05/2020 7:27

Një prift në Indi ka përzgjedhur një mënyrë jo të zakontë për të luftuar pandeminë koronavirus.

Srinivasa Siddhar nga shteti jugor i Tamil Nadu gropoi veten deri në qafë dhe u rrethua me zjarr, me shpresën se do të ndalte krizën globale shëndetësore, shkruan Daily Mail.

Lexo Edhe:

Prifti e vërtetoi përkushtimin e tij për të zhdukur virusin, derisa qëndroi i groposur në baltë për tetë orë rresht.

Incidenti, që ndodhi në tempullin Pratyangira Devi në Thoothukudi, u kap në kamera.

Rituali, i njohur si ‘Dawa Puja’, u praktikua nga prifti më 22 maj.

‘Puja’ është një lloj rituali që kryhet nga hindusët dhe budistët në nder të bërjes së homazheve dhe lutjeve të shumë hyjnive, si dhe festimit shpirtëror të ndonjë festeje