95 vjeçari turk mposht koronavirusin - Gazeta Express

95 vjeçari turk mposht koronavirusin

Lajme

Gazeta Express

07/04/2020 23:59

Një nga të shëruarit e fundit të koronavirusit është edhe një 95 vjeçar nga Izimiri i Turqisë, i cili doli të hënën nga spitali me duartrokitje.

Ismail Kirdar, i cili ishte duke qëndruar në një azil u dërgua në spital për shkak të etheve në 25 mars. Ai doli pozitiv për koronavirusin.

“Xhaxhai Ismaili ka mposhtur koronavirusin” tha një nga personeli mjekësor, duke shtuar se “kjo duhet të jetë një shpresë për Turqinë”.

Kirdar do të qëndrojë edhe 14 ditë në karantinë në vendin e të afërmve të tij dhe gjendja e tij do të ekzaminohet nga stafi mjekësor.

Që nga e hëna në mbrëmje, Turqia ka raportuar më shumë se 30,200 raste me Covid-19 dhe numri i të vdekurve është 649