Maqedonia në vendin e 40-të në botë sipas kujdesit të fëmijëve - Gazeta Express
string(8) "906222-2"

Gazeta Express

19/02/2020 16:02

Maqedonia në vendin e 40-të në botë sipas kujdesit të fëmijëve

Gazeta Express

19/02/2020 16:02

Maqedonia është e radhitur në vendin e 40-të në botë sipas kujdesit për fëmijët, tregojnë të dhënat nga Raporti i Organizatës botërore të Shëndetësisë (OBSH), revistës mjekësore “Lancet” dhe Fondit për fëmijë të KB-së – UNICEF, përcjell GazetaExpress.

Dokumenti i quajtur “Ardhmëria për fëmijët në botë, fillon me pohim dështues se asnjë shtet nuk e mbron në mënyrë adekuate shëndetin e fëmijëve, rrethinën e tyre dhe ardhmërinë e tyre.

Lexo Edhe:

“Shëndeti dhe ardhmëria e çdo fëmije dhe njeriu të ri në korniza botërore është nën kërcënim nga përkeqësimi i ekologjisë, ndryshimeve klimatike dhe praktikat eksploatuese të marketingut, të cilat i nxisin në konsumim të ushqimit të shpejtë, pijë të ëmbla, alkool dhe cigare”, thuhet në Raport.

Vendet janë radhitur sipas indeksit, të konfirmuar në bazë të treguesve për shëndetin dhe pasurinë në 180 shtete, si dhe kërcënimeve të ardhshme për mirëqenien e fëmijëve, të plotësuara me të dhëna për emisionet e gazrave të dëmshëm.

Si vend, i cili më së shumti kujdeset për fëmijët, ceket Norvegjia, e pas saj vijojnë Koreja e Jugut, Holanda, Franca, Irlanda, Danimarka, Japonia, Belgjika, Islanda, Britania e Madhe, Luksemburgu dhe Singapori. Sipas raportit, e fundit e radhitur është Republika Qendrore Afrikane.

Në raport thuhet se asnjë shtet nuk ka arritur rezultate të mira sipas parametrave për zhvillim, qëndrueshmëri dhe drejtësi për fëmijët./GazetaExpress/B.Lika/