Xhaferi: Seanca do të vazhdojë deri në shpërndarjen e Kuvendit - Gazeta Express
string(8) "902456-2"

Gazeta Express

14/02/2020 19:15

Xhaferi: Seanca do të vazhdojë deri në shpërndarjen e Kuvendit

Gazeta Express

14/02/2020 19:15

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi bëri të ditur se debati për pr/ligjin për Prokurorinë Publike do të vazhdojë pas orës 19.00 dhe se e njëjta do të vazhdojë pa ndërprerje deri në shpërndarjen e Kuvendit.

Në ditët e fundit para shpërbërjes, Kuvendi po tenton miratimin e Ligjit për Prokurorinë dhe një sërë ligjesh të tjera.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës deputetët më shumë patën pauza se sa debatuan për përmbajtjen e Ligjit të Prokurorisë, të cilin shumica tenton ta miratojë para shpalljes së zgjedhjeve.

Në Kuvend ishte paraparë edhe debati për shkarkimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkelje të Kushtetutës.

A.SH.