string(114) "900-milione-euro-per-shqiperine-ndihma-e-berzh-deri-ne-2029-per-politikat-industriale-inovacionin-dhe-teknologjine"

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2025 19:30

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH deri në 2029 për politikat industriale, inovacionin dhe teknologjinë

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2025 19:30

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë.

Banka e Shqipërisë në konferencën e përbashkët me BERZH dha disa sugjerime për qeverinë ndërsa cilësoi si të rëndësishme kualifikimin e fuqisë punëtore.

“Këto “shërbime të inovacionit global” si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analiza e të dhënave janë në zemër të rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar, por për t’i zhvilluar, nevojiten themele të forta: investime në arsim, fuqi punëtore e kualifikuar, infrastrukturë digjitale moderne dhe kapacitete të larta institucionale”-u shpreh Sejko.

Për të rritur konkurueshmërinë në tregun europian, BERZH pritet të ndihmojë Shqipërinë me 900 milionë euro investime deri në vitin 2029.