9 të ekzekutuar në Iran për “luftë kundër Zotit”, alarm për dënime pa gjyq - Gazeta Express
string(71) "9-te-ekzekutuar-ne-iran-per-lufte-kunder-zotit-alarm-per-denime-pa-gjyq"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 15:31

9 të ekzekutuar në Iran për “luftë kundër Zotit”, alarm për dënime pa gjyq

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 15:31

Media shtetërore iraniane ka njoftuar se vendi ka ekzekutuar nëntë persona, të akuzuar nga autoritetet si pjesëtarë të grupit terrorist ISIS.

Sipas Reuters, të dënuarit, kombësia e të cilëve nuk është bërë e ditur, janë akuzuar për “moharebeh” – një term islamik që nënkupton luftë kundër Zotit – si dhe për kryengritje të armatosur dhe posedim të armëve të luftës në vitin 2018. Mediat shtetërore kanë raportuar se ata ishin pjesë e një grupi militantësh të ISIS-it që ishin përndjekur nga Garda Revolucionare pas kalimit të kufirit perëndimor të Iranit, me synim organizimin e sulmeve brenda territorit iranian.

Drejtor i organizatës Iran Human Rights, Mahmood Amiry-Moghaddam, ka thënë se Irani i kryen ekzekutimet përmes varjes, dhe në tetë muajt e fundit, autoritetet iraniane kanë ekzekutuar mesatarisht një person çdo gjashtë orë. Sipas Associated Press, Moghaddam ka thënë se nëntë të ekzekutuarit të martën nuk kishin marrë një proces të drejtë gjyqësor, ndërsa nuk ka ende informacione për shtatë të tjerë që mendohet të jenë arrestuar në të njëjtën operacion të realizuar në vitin 2018.

Ndërkohë, edhe sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, numri i ekzekutimeve në Iran është rritur ndjeshëm.