87 zjarre për 24 orë, 8 mbeten aktive - Gazeta Express
string(36) "87-zjarre-per-24-ore-8-mbeten-aktive"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 22:15

87 zjarre për 24 orë, 8 mbeten aktive

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 22:15

Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se sipas të dhënave të pranuara sot, janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri në vend, prej tyre tetë vazhdojnë të jenë aktive ndërsa 79 janë lokalizuar.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, raporton KosovaPress.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojnë çdo rast në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.