Ka dështuar për të 31-ën herë përpjekja për konsituim të Kuvendit të Kosovës.
Sot në sallë ishin të pranishëm 87 deputetë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se 47 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Seanca u ndërpre si zakonisht dhe e radhës do të mbahet më 15 qershor./Express/