86 persona të shtruar në spital pas sulmeve të reja iraniane, njofton ministria izraelite e shëndetësisë - Gazeta Express
string(103) "86-persona-te-shtruar-ne-spital-pas-sulmeve-te-reja-iraniane-njofton-ministria-izraelite-e-shendetesise"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 10:57

86 persona të shtruar në spital pas sulmeve të reja iraniane, njofton ministria izraelite e shëndetësisë

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 10:57

Të paktën 86 persona janë shtruar në spital gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës, si pasojë e një vale të re sulmesh iraniane ndaj Izraelit, bëri të ditur Ministria izraelite e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i sulmeve të Iranit ndaj Izraelit – të cilat nisën si kundërpërgjigje ndaj një aksioni ushtarak izraelit më 13 qershor – numri i përgjithshëm i të shtruarve ka arritur në 2,835: përfshirë 23 të plagosur rëndë, 107 mesatarisht, 2,555 lehtë dhe 119 persona që kanë përjetuar ankth apo trauma psikologjike.

Autoritetet izraelite raportojnë gjithashtu se “rreth 20 persona” kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e një sulmi me raketë në një lagje banimi në Tel Aviv, tha zëdhënësi i policisë së qytetit për CNN nga vendi i ngjarjes.

Raketat, sipas zëdhënësit ndërkombëtar të policisë izraelite Dean Elsdunne, goditën “disa ndërtesa banimi të grupuara afër njëra-tjetrës” në lagjen Ramat Aviv. Ai tha për gazetarin e CNN, Nic Robertson, se ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të copave të raketave dhe po kontrollojnë rrënojat për persona të mundshëm të ngujuar.

Elsdunne shtoi gjithashtu se autoritetet janë në pritje të telefonatave nga familje që kanë humbur kontaktin me të afërmit e tyre që jetojnë në atë zonë.

Lagjja e goditur ndodhet pranë një qendre tregtare dhe një shkolle, bëri të ditur zëdhënësi.