Sot 82 vjet pa Stefan Zweig. Tregimtar, eseist, dramaturg, gazetar austriak i cili lindi në vitin 1881.Stefan Cvajg është një nga shkrimtarët dhe studiuesit më të mirë të shekullit të XX. Ai shquhet për prozën brilante, esetë dhe biografitë që iu bëri personaliteteve të shquara të letërsisë dhe kulturës botërore, si Dostojevski, Nicce, Tolstoi, Frojdi etj.
Ai studioi filozofi dhe histori letersie, ndersa ne vitin 1904 mbaroi doktoraten per filozofi dhe arte te bukura ne Universitetin e Vjenes. Cvajg shkroi novela dhe tregime, si edhe shume biografi te figurave te njohura te historise boterore, nder te cilat me e famshmja eshte biografia e Mary Steëart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshes Mari Antuanete. Ato qe e bene te famshem ne mbare boten ishin novelat, te cilat me psikologjine e tyre depertojne vazhdimisht ne karaktere te shumta lexuesish.
Krijimtaria e Stefan Cvajgut është e larmishme, plot ngjyresa dhe trajtesa të njëmendta, përplot ndjesi dhe mëtim joshëse. Në galerinë e kumteve, novelat dhe tregimet, kjo narrativ e mëshimit nëpër ëndjet dhe pasionet e kohës, zënë një vend të konsiderueshëm dhe mbartin një vlerë, ndoshta vetmitare në kryerendjen për nga naltësitë etiko-estetike, botëkuptimore dhe kunguese. Autobiografitë për korifenjtë e mendimit dhe epokave janë të pazëvendësueshme dhe të patëdyta për nga përtëritja dhe reinkarnimi i gjendjeve dhe hapësirave të atyre që u përjetësuan nga kjo penë. Por gjithçka që shpirti i tij krijues gostiti në sofrën e madhe të botës së dijes, ishte përplot më atë që vetë Cvajgu përjetoi. Ata hynë të gjithë tek ai dhe dolën prej andej me moshën e përjetësisë.
Në një plan tërësisht historik “Bota e djeshme” (libri i tij i fundit, një lloj autobiografi) është Vjena dhe Europa më 1914-n, atje ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset fillimore, atje ku ai endi stadet e tij të intelektit, atje ku letërsia iu bë pasion i shpërthimeve të përhershme dhe të përgjithmonshme deri në të mbyllë të syve. Pati gjithëpoaq mjeshtërore dhe miqësitë, prej të cilave zgrapcim ato me Frojdin, Rilken dhe Valerinë, frekuentime, të cilat lanë gjurmë dhe plazmuan më me ngulm në brendinë e tij atë vetvete që hallakatej mes dyshimesh.
Jeta e Cvajgut nuk është kurrqysh ajo e një bohemi andrallash dhe qëmtesazh gëluese, dritash dhe vezullimesh, përkundrazi në mes dhe brenda dy luftërave botërore, ai u përndoq nga fantazma e tërratisjeve që ngërthyen lirinë, për të cilën vetëm sa dëshiroi. Fati nuk luan vetëm në anën e tij. Ironia pothuaj sa ceket në ngadhënjimin mbi veten dhe të atypëratyshmen. Drama nuk përdoret kurrë deri në fund dhe psikologjia, me të gjitha rravgimet zemërthyerjet e pamëshirshme që gërmojnë në tabanin e çartun të botës së tij personale. Ai është mjeshtri i impulseve të fshehura, i eksesve të pasionit, i dashurisë së çmendur, i dëshirave të shfrenuara, dhe i konfuzionit të ndjenjave, i thellësive të paimagjinueshme të emocionit njerëzor. Cvajgu, si biograf, u mor shumë me Dostojevskin, Verlenin, Niçen dhe sigurisht Frojdin. Kjo ka lënë gjurmë në universin e tij letrar dhe shpjegon dëshirën e tij pothuaj libidinale për të depërtuar zonat më të errëta të shpirtit. Disa gjendje psikologjike kanë pushtet shqetësues mbi mua; më duket shumë intriguese të kërkoj shkaqet e tyre dhe thjesht, prania e personazheve të jashtëzakonshme ndez tek unë dëshirën e zjarrtë për të ditur më shumë për ta, një dëshirë pothuaj aq e fortë sa dëshira për zotërim që gjendet te një grua, mendonte ai.
Cvajg i dha fund jetes bashke me gruan e tij te dyte, me 22 shkurt te vitit 1942, ne Brazil, ku dhe kishte emigruar, pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit ne fuqi dhe nga fitoret e tij. A.K./TemA