81-vjetori i lindjes së Rugovës, Osmani: Trashëgimia e tij, testament për paqen, për shtetin sovran e të integruar - Gazeta Express
string(110) "81-vjetori-i-lindjes-se-rugoves-osmani-trashegimia-e-tij-testament-per-paqen-per-shtetin-sovran-e-te-integruar"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 9:39

81-vjetori i lindjes së Rugovës, Osmani: Trashëgimia e tij, testament për paqen, për shtetin sovran e të integruar

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 9:39

Në 81-vjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprën e tij, duke thënë se ai ishte udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë.

“I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore”.

Osmani tha se ai “mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike”.

“Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike. Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!”.

Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut dhe vdiq më 21 janar 2006./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement