800 qytetarë u gjobitën dje pasi nuk i respektuan masat ndaj COVID-19 - Gazeta Express

800 qytetarë u gjobitën dje pasi nuk i respektuan masat ndaj COVID-19

Lajme

Gazeta Express

24/09/2020 10:01

Përveç gjobave për shkelësit e trafikut që ka shqiptuar dje Policia e Kosovës, janë shqiptuar gjoba edhe për qytetarët që nuk i respektuan masat e Qeverisë ndaj COVID-19.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë shqiptuar 800 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Bartja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike prej 2 metrash është obligative me vendim të Qeverisë së Kosovës. /Express/