80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, krerët e shtetit shqiptar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve (Video) - Gazeta Express
string(94) "80-vjetori-i-clirimit-te-shqiperise-kreret-e-shtetit-shqiptar-homazhe-ne-varrezat-e-deshmoreve"

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2024 10:22

80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, krerët e shtetit shqiptar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve (Video)

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2024 10:22

Shqipëria përkujton sot më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. Në këtë ditë të shënuar krerët e shtetit shqiptar zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Të pranishëm ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë, personalitete dhe qytetarë.

Ata vendosën lule në Monumentin “Nëna Shqipëri” për të nderuar sakrificën e dëshmorëve të atdheut. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement