80-vjeçari vrau gruan dhe më pas qëlloi edhe veten, askush nga nëntë fëmijët nuk po ia tërheq trupin nga morgu i Fierit - Gazeta Express
string(118) "80-vjecari-vrau-gruan-dhe-me-pas-qelloi-edhe-veten-askush-nga-nente-femijet-nuk-po-ia-terheq-trupin-nga-morgu-i-fierit"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 11:13

80-vjeçari vrau gruan dhe më pas qëlloi edhe veten, askush nga nëntë fëmijët nuk po ia tërheq trupin nga morgu i Fierit

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 11:13

Trupi i një 80-vjeçari nga Berati, i cili një ditë më parë vrau me pushkë gruan dhe më pas qëlloi veten, ndodhet ende në morg.

Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.

Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.

Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me armë zjarri pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe, e më pas ka vrarë veten./Top Channel/

Advertisement
Advertisement
Advertisement