8 vendet më mira në botë ku mund të punoni remote - Gazeta Express
string(49) "8-vendet-me-mira-ne-bote-ku-mund-te-punoni-remote"

Fun

Gazeta Express

07/02/2024 21:57

8 vendet më mira në botë ku mund të punoni remote

Fun

Gazeta Express

07/02/2024 21:57

Përpara pandemisë, shumë pak njerëz punonin remote (punë që kryhet në çdo ambient përpos atij të zyrës), pasi ishin në udhëtim, me pushime, apo në ndonjë “arratisje” të lezetshme.

Por, duket se karantinimi gjatë pandemisë vendosi një standard të ri të llojit të punës për ata persona që njihen si “nomadë digjitalë”. Me fjalë më të thjeshta, njerëz që zgjedhin të punojnë në distancë nga kudo, nga divani i shtëpisë, restoranti, pushimet ekzotike etj.

Lexo Edhe:

Por, jo çdokush mund të bëjë një punë në çdo cep të botës, sidomos nëse nuk keni një pasaportë që ju lejon hyrjen pa viza në një shtet tjetër. Për aq kohë sa qëndrimi 90-ditor i lejuar, mund të jetë edhe një mundësi e mirë pune për ju, pse të mos e provoni?

Ja cilat janë tetë vendet në botë që njihen si parajsat e punës në distancë!

#1 Portugalia

Është thënë se Lisbona është vendi ku mblidhen shumë sipërmarrës dhe artistë të rinj. Është e lehtë të kuptohet pse. Lisbona ka gjithçka që një nomad digjital mund të dëshirojë në një qytet: Është e përballueshme në krahasim me vendet e tjera të Evropës Perëndimore, ka kafene dhe hapësira të mrekullueshme pune, është e sigurt nga aspekti profesional dhe jo vetëm.

#2 Tajlanda

Nëse po kërkoni të pini arrë kokosi në plazh, ishujt e Tajlandës janë njëherësh edhe një bazë e shkëlqyer për nomadët digjitalë. Chiang Mai, ky qytet në veri të Tajlandës njihet si një komunitet i zhurmshëm punëtorësh në distancë.

#3 Meksika

Meksika është një festë për sytë dhe, natyrisht, për stomakun tuaj. Tacos, tortila të skuqura dhe fruta tropikale, gati për t’u shijuar. Meksika ka disa nga ushqimet më të mira në botë dhe është gjithashtu e përballueshme nga ana ekonomike. Doni më shumë? Përveç motit dhe kushteve të mira të jetesës, ky vend ka plot komunitete nomade digjitale që e zgjedhin këtë rajon për të punuar në distancë.

#4 Indonezia

Imagjinoni veten në një plazh nën një qiell në ngjyrë të purpurtë. Një udhëtim në vendin tropikal, jo vetëm për pushime, por edhe për punë. Politikat ekonomike  dhe mbështetëse të këtij vendi, janë shumë në favor të turistëve, që zgjedhin njëherësh edhe të punojnë.

#5 Spanja

Spanja ka një komunitet nomad digjital të rrënjosur, veçanërisht në Barcelonë, ku ka ngjarje të pafundme, për vetë aktivitetet dhe ngjarjet që ndodhin aty. Aty do të gjeni edhe çmimet më të ulëta se në vendet fqinje, veçanërisht për ushqimet dhe pijet tradicionale. 

#6 Argjentina

Kryeqyteti i Argjentinës ka komoditetet e Evropës, sidomos për nivelin e çmimeve. Ka gjithashtu hapësira të bollshme bashkëpunimi dhe takime specifike për çfarëdo lloj interesi për marrëdhënie pune, nga koncertet, eventet etj.

#7 Afrika e Jugut

Cape Town është një nga qytetet më të bukura në botë, me pyje të harlisura dhe plazhe të paprekura. Vetëm këto detaje e bëjnë qytetin një qendër të madhe nomade digjitale. Por Cape Town ka shumë më tepër, përveç mundësive dhe sigurinë financiare për ata që zgjedhin të punojnë në distancë.

#8 Kolumbia

Kolumbianët janë njerëzit më mikpritës në botë. Nëse jeni në humor për të jetuar buzë detit, ky vend është një alternativë e përballueshme. Lidhja e internetit, hapësirat e bollshme të frekuentuara nga shumë njerëz, jetesa e përballueshme është një mundësi për të gjithë ata që zgjedhin të punojë në distancë.