2 zv.drejtorë të policisë "mbyllën sytë" për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Basha: Rama përdori policinë - Gazeta Express
string(78) "8-efektive-nen-hetim-per-vrasjen-e-pjerin-xhuvanit-basha-rama-perdori-policine"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 10:20

2 zv.drejtorë të policisë “mbyllën sytë” për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Basha: Rama përdori policinë

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 10:20

Pas vënies nën hetim të 8 efektivëve të policisë që “mbyllën sytë” për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ka reaguar ish kreu i PD Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjete sociale Basha, akuzon se policët gënjyen për të fshehur të vërtetën e ngjarjes ndërsa bën thirrje që ish-drejtori i policisë dhe Prokurori i Elbasanit duhet të vihen urgjentisht para drejtësisë për ngjarjen e rëndë. Sipas Bashës policia u vu në shërbim të bandave.

Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.

Lexo edhe: Pjerin Xhuvani u vra në sy të nëndrejtorëve të rendit në Elbasan: Dhanë dëshmi të rreme

Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima”, shkruan Basha.

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla dy nëndrejtorët e rendit në Elbasan,ndodheshin në vendin e ngjarjes, ku mes dy grupeve, mbështetës të PD e PS, pati përplasje me armë zjarri, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ku u vra Xhuvani. Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e policisë nuk shmangën vrasjen por edhe dhanë dëshmi të rreme për ngjarjen.

/Express