8 dhjetori, Basha: Vepra më e bukur e rinisë shqiptare - Gazeta Express
string(52) "8-dhjetori-basha-vepra-me-e-bukur-e-rinise-shqiptare"

8 dhjetori, Basha: Vepra më e bukur e rinisë shqiptare

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 18:06

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar sot 8 dhjetorin, “Ditën e Rinisë”.

Basha shkruan se 8 dhjetori 1990, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, sipas tij kjo ditë është frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane.

Lexo Edhe:

“8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane.

Ëndrra e Shqipërisë europiane që ngriti në këmbë studentët 32 vjet më parë, mbetet jo vetëm ëndrra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme!

Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Basha./Gazeta Express