‘7Arte në rrota’ është qendër kulturore në lëvizje, e cila do të ofroj aktivitete kulturore dhe edukative ne zonat rurale të Mitrovicës dhe jo vetëm.
E këtë program e filluam dje me fëmijët e lagjes Tuneli i Parë. Fëmijët u angazhuan në lojëra të ndryshme, krijimtari artistike dhe shfaqje filmash me tema mjedisore. Ata shprehën kreativitetin e tyre nëpërmjet pikturave dhe skicave të mrekullueshme, duke përdorur ngjyrat më të bukura të natyrës për të sjellë në jetë peisazhet e tyre të preferuara.
Shumë shpejt edhe në zonat tjera të qytetit me aktivitete të ndryshme.
Ky aktivitet është mbështetur nga MKRS dhe UNDP.