“Princi i vogël” u publikua për herë të parë më 6 prill 1943. “Princi i vogël” është vepra më e njohur e shkrimtarit, poetit dhe pilotit pioner Antoine de Saint-Exupery. Është libri i katërt më i përkthyer në botë dhe u votua si libri më i mirë i shekullit 20 në Francë
Libri është përrallë poetike, me ilustrime me peizazhe të pikturave me ngjyra ujë të bëra nga vetë autori, në të cilin një pilot bllokohet në shkretëtirë ku takon një princ të ri i cili ka rënë në Tokë nga një asteroid me emër B-612.
Libri flet për kritikën në sytë e një fëmije që kalon në të panjohurën e botës se të rriturve përmes udhëtimit të tij. Princi i vogël ka vizituar gjithsej 6 asteroide tjerë duke kuptuar nga secili një pikëpamje nga një i rritur. Në udhëtimet e tij takon një mbret pa qytetar, një pijanec i cili pi që të harrojë turpin që është pijanec, një biznesmen i cili është i verbër karshi bukurisë se yjeve dhe është i zënë me numërimin e tyre pafund sa që harron që mund t’i zotërojë të gjithë për vete etj. Pastaj zbritja e tij e fundit në Tokë e shtyn të mendojë për planetin si të pabanuar sepse gjendet në shkretëtirë.
Princi i vogël llogaritet si njëri prej vëllimeve më të suksesshme filozofike, i cili në pamje të parë duket si libër për fëmijë, për shkak të titullit e ilustrimeve, megjithatë stili e kuptimi i librit guxon të kapërcejë një novelë të zakonshme e të behet lloj filozofie moderne.