75-vjetori i OKB, Basha: Uroj që Kosova të bëhet sa më shpejt vend anëtar me të drejta të plota - Gazeta Express
string(93) "75-vjetori-i-okb-basha-uroj-qe-kosova-te-behet-sa-me-shpejt-vend-anetar-me-te-drejta-te-plota"

75-vjetori i OKB, Basha: Uroj që Kosova të bëhet sa më shpejt vend anëtar me të drejta të plota

Gazeta Express

24/10/2020 11:24

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka përkujtuar 75 vjetorin e krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe 65 vjetorin e pranimit të Shqipërisë në të.

Basha uron që edhe Kosova shumë shpejt të marrë vendin që i takon në OKB.

Lexo Edhe:

Stausi i plotë i Lulzim Bashës

Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.