72 vjetori i lindjes së Arbën Xhaferit - Gazeta Express
string(38) "72-vjetori-i-lindjes-se-arben-xhaferit"

Gazeta Express

24/01/2020 11:20

72 vjetori i lindjes së Arbën Xhaferit

Gazeta Express

24/01/2020 11:20

Arbën Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd.


Deri vitin 1990 ka punuar në Radio-televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor.

Lexo Edhe:

Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në “Koha”, në “Forum”, që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.

Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan, ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partinë Demokratike Shqiptare, të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007.


Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje.

Arben Xhaferi ka ndërruar jetë me 15 gusht 2012, rreth orës 16:00, si pasojë e hemorragjisë cerebrale të pësuar një javë më parë.