71-vjeçari vdes aksidentalisht në Mushtisht të Suharekës - Gazeta Express
string(56) "71-vjecari-vdes-aksidentalisht-ne-mushtisht-te-suharekes"

71-vjeçari vdes aksidentalisht në Mushtisht të Suharekës

Lajme

Gazeta Express

10/12/2023 22:55

R.B. 71 vjeç ka vdekur aksidentalisht sot në Mushtisht të Suharekës, pasi ka rënë nga një pemë, prej lartësisë 2-3 metra.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit.

Lexo Edhe:

“Sot me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marrë informtën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës. Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi për Express.

“Lidhur me rastin është hapur rast vdekje aksidentale. Me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve”, tha ai.