71 vite nga heroi i stripave britanik Dan Dare, të cilin e pëlqen edhe oborri mbretëror britanik - Gazeta Express
string(95) "71-vite-nga-heroi-i-stripave-britanik-dan-dare-te-cilin-e-pelqen-edhe-oborri-mbreteror-britanik"

71 vite nga heroi i stripave britanik Dan Dare, të cilin e pëlqen edhe oborri mbretëror britanik

Arte

Gazeta Express

22/04/2021 1:55

Ishin tre muaj para se Neil Armstrong të shqiptonte fjalët e pavdekshme, “Shqiponja sapo ateroi” më 1969, por ishte edhe edicioni i fundit i stripit me të njëjtin emër që kishte zbritur për herë të fundit si botim në Britaninë e Madhe

E publikuar për herë të parë më 14 prill 1950, stripi “Eagle” u konceptua si një përgjigje britanike për stripat me temë shkencoro-fantastike në SHBA, ku shfaq dy heronj të hapësirës me emrat Buck Rogers dhe Flash Gordon. Krijuesi i tij ishte një famullitar anglikan nga Southport me emrin Marcus Morris, i cili jo vetëm që ishte i zhgënjyer me letërsinë bashkëkohore të fëmijëve në Britani por ishte i tmerruar nga fluksi i strIpit me teme horror dhe krim që vinte nga Amerika. I shqetësuar me ndikimin e keq të tyre tek fëmijët, ai shkroi një artikull në gazetën “Sunday Dispatch” në shkurt të vitit 1949 me titull  “Comics that bring Horror into the Nursery” (Stripat që sjellin tmerrin në çerdhe”.

Lexo Edhe:

Në të, ai denonconte dhunën dhe sensacionalizmin e stripave amerikan dhe efektin e kundërt që ato kanë tek fëmijët britanik. “Shumë stripa amerikan janë të vizatuar me mjeshtëri dhe tërheqje, por përmbajtja e tyre ishte e mjerueshme, tepër e dhunshme dhe e turpshme, shpesh me fokus të qenieve të panevojshme mbinatyrore dhe magjike si mënyrë për të zgjedhur problemet”.

Artikulli i Morrisit provokoi reagimet të mëdha nga ata të cilët e lexuan.

Brenda ditës, më mijëra letra mbështetëse erdhën nga prindërit në postë gjë që kjo frymëzoi atë për të krijuar një strip alternativ që do të ishte më optimist, jo të dhunshëm dhe një Zot të mbështjell me etikën kristiane, transmeton GazetaExpress.

Ai tashme kishte botuar në një revistë fetare të quajtur Anvil, e cila kishte edhe artikuj dhe stripa. Pavarësisht se ishte modë e kohës, ai vazhdonte të insistonte se nuk duhet humbur para në të tilla gjëra.

Për ta zgjatur influencën e tij të re, ai rekrutoi një tjetër prift me emrin Chad Varah (i cili themeloi Samaritanët më 1953) si skenarist dhe atë më të rëndësishmin, artistin e revistës Anvil, Frank Hampson për të vizatuar.

Morris kishte zbuluar Hampsonin nga një shkollë lokale e artit në Southport dhe kishte zbuluar, për kënaqësinë e tij, se artisti ishte njëri prej atyre që besonte në teorinë e tij.

Në start, Morris shpalosi idenë për të krijuar një strip për një prift që fluturon e që quhet Lex Christian, i cili ishte “një luftëtarë i fortë që lufton varfërinë në East End në Londrën”.

Por, kjo ishte konsideruar tepër fetare. Hampson sugjeroi që të mendohet më shumë për krijimin e një karakteri shkencoro-fantastik. Rezultati ishte Dan Dare, Piloti i së Ardhmes. Morrisit i pëlqej menjëherë koncepti dhe ia tregojë idenë disa gazetave. Por, gjërat nuk shkuan ashtu si mendoi Morris.

“Mendova se mund ta shisnim idenë në gazetat e së dielës dhe shumë shpejt pati interes nga redaktori i Sunday Empire News, Terence Horsley”, kujton ai. “Por nuk vonoi shumë: ai vdiq tragjikisht pasi që kishte rrëshqitur në akull”.

Morris mendoi që të heqin dorë nga botimi si strip i vetëm, duke koncentruar energjitë e tyre për të krijuar një strip të tërë origjinal për fëmijët. Ai besonte se ekzistonte një treg për stripat që mund të komunikonte me standardet etike të krishtërimit dhe avokonte në këtë formë për stripa të tillë.

Krahas Dan Dare, ata zhvilluan edhe tregime tjera të njohura që bazoheshin në karaktere të mira, të shëndetshme. Lopçari Jeff Arnold dhe një polic me emrin Archibald Berkeley-Willoughby, AKA PC 49, do të kishin sukses krahas Dan Dare.

Stripave komik ju shtua seksioni i lajmeve për sportin, si dhe ilustrimet shumë të hollësishme të makinerive moderne si turbinat me avull, motorët lokomotivë, tanket dhe transportuesit e avionëve.

Dan Dare do të ishte më uniku te komikët britanik për mënyrën se si i kushtohej vëmendje realizimit grafik dhe komploteve të realizueshme. Hampson, për shembull, i kërkoi stafit të interpretojnë edhe historinë dhe ta shfaqin në ndonjë vizatim. Fanta-shkenca, qoftë në letërsi apo film, që, në realitet kishte të bënte më shumë për të tashmen se me të ardhmen.

Në serialin Star Trek, për shembull, i prodhuar nga 24th Century, i cili kishte të bënte më shumë me ndryshimet e shpejta në shoqërinë amerikane që ndodhën gjatë viteve 60’ta.

Ata, të cilët dëshirojnë ta parashikojnë të ardhmen, dështojnë keq; kompjuterët dhe robotët duket se funksionojnë tërësisht ndryshe nga ajo që parashikuan krijuesit e tyre, ndërsa përparimet në transport qëndrojnë larg nga ajo që u parashikua nga “Eagle”.

Përpos arritjes në Hënë dhe dërgimi i sondave në Mars, ne ende nuk jemi të aftë teknologjikisht për të udhëtuar në planetët e tjera apo në sistemin diellor.

Dan Dare, i cili jetonte në vitin 2000 si karakter, e vërteton këtë gjë. Ishte një botë e pasluftës në të cilën jetuan Hampson dhe Morris. Të dy kishin ëndërr të parealizuar që të jenë pilot të avionëve të luftës; Morris kishte qenë një vullnetar në Forcat Ajrore Mbretërore gjatë luftës, derisa Hampson ishte rekrutuar në ushtri. Kështu, Dan Dare, në thelb, ishte një pilot lufte i RAF: i guximshëm, i shpejt, i nderuar, një kalorës i qiejve që operonte në hapësirë.

Në fund të vitit 1940 dhe 50 fillon epoka atomike ku Amerika dhe Sovjetikët zhvilluan raketa ku kërcënonin njëri-tjetrin. Si një oficer në Belgjikë më 1944, Hampson kishte parë raketa gjermane V-2 që qëllonin Anglinë. Më 1953 ai shkroi, “Në stepat e Antwerpit mund të shikoni lindjen e udhëtimeve në hapësirë”.

Duke krijuar Dan Dare, Hampson tregonte raketat dhe shkencën që mund ta tregonin botën e re dhe mundësitë e reja për njerëzimin një ditë, e që ai besonte, se do të bëhen realitet.

Ngjyrimet fetare nuk u largonin kurrë. Dare u emërua sipas një emri të preferuar të nënës së Hampson, “Guxo të jesh Daniel”, kurse titujt e stripave ishin inspiruar nga gruaja e Hampson, Dorothy, e cila vinte me idenë e një kopshti të madh ku jetonte një shqiponjë “e cila hapte krahët e mëdhenj për ta mbërthyer biblën” në kishë, transmeton GazetaExpress.

Morris më vonë doli me modelin e saktë për logon, që bazohet në një shqiponjë prej bronzi e cila qëndronte në maje të një xhami që festonte në kopshtin e kishës.

Për të treguar se si fanta-shkenca pasqyron jetën, problemi i parë i Eagle që luhej nga Dan Dare ishte zbulimi i Tokës që vuante nga kriza për bukë, e ku ai bënte mision të pamundshme për të shkuar në planetin e Venerës. Kjo ishte një linjë e tregimit që tregonte për jetën dhe racionet e bukës pas lufte.

“Gjithçka ishte e zhveshur, gjithçka ishte e dobishme, gjithçka prekte fundit. Kështu që, fantazia kishte një tërheqje të shkëlqyeshme”, thotë Hampson.

Pas një fushate të madhe marketingu, stripi Eagle u lansua më 14 prill 1950 dhe ishte një hit, ku botimi i parë shiti 900 000 kopje. Shumë shpejt u krijua një klub dhe u formua një rrjet i gjerë brendi që u licencua.

Komercialisht, Dan Dare u bë një “Star Wars” i ditëve të tij. Produktet si; pastat e dhëmbëve, pizhamet, revolet lodra me rreze, projekte shfaqjesh, u krijuan.

Eagle u bë menjëherë e famshme tek njerëzit e të gjitha moshave. Nxënësit në tërë Britaninë kishin kopje të saj në shkollë. Lancet raportonte se edhe mjekët e lexonin Eagle.

Lordi Louis Mountbatten e kishte parapaguar atë për nipin e tij, Princin Charles dhe në një rast ishte ankuar pse nuk i kishte shkuar stripi i fundit. Vite më vonë, Morris e dërgoi një kopje të “The Best of Eagle” (1977), për të cilën Charles e falënderoi atë për “kujtimet e bukura”.

Kitaristi dhe astronomi i Mbretëreshës, Brian May, ishte i magjepsur për astronominë e Dan Dare. Ai e kujtoi me kënaqësi stripin e Dan Dare dhe e quan atë si “të jashtëzakonshëm, pasi që dukeshin si fotografi reale që po ndodhnin në hapësirë”.

“Pse jam unë në kozmologji”, kishte thënë profesori i ndjerë Stephen Hawking kur ishte pyetur për ndikimin e Dan Dare në jetën e tij.

Fatkeqësisht, suksesi nuk do të zgjaste. Pas një mosmarrëveshje me botuesit, Marcus Morris dha dorëheqje si redaktor më 1959. Brenda një viti të largimit të tij, Hulton u shit te Odhams Press, të cilët mendonin se Eagle duhet që të këtë një rigjenërim. Një vit më vonë, Odhams u blenë nga Daily Mirror, para se të shiteshin përfundimisht tek ta.

Morris, vdiq në moshën 73 vjeçare në marsin e vitit 1989, ai do të shkruante më vonë: Eagle vdiq ngadalë, me duket me dhimbje, kështu që zgjidhja e ime kufizohet për të nga vitet 1950 deri më 1962. Këto ishin vite plot emocione, punë të madhe por të lumtura”.

Për t’u bërë gjërat më të vështira, Frank Hampson dha dorëheqje më 1961 pasi kishte dallime kreative me pronarët e ri. Pa Hampson, Dan Dare humbi famën e tij e cila u pa më 1967, që u zëvendësua me ribotimet e tij të mëparshme. Dy vite më vonë, për shkak të rënies në shitje, Eagle ju bashkua rivalit të saj Lion.

Më 1982, Eagle u rilansua si strip javor. Si paraardhësit e tij, stripi ishte stërnip i origjinalit.

Eagle e re kishte 500 publikime derisa u mbyll në vitin 1994. Tani, 71 vite më pas nga origjinali i tij, Eagle mbetet në kujtimet e shumë fëmijëve britanik të asaj kohe.