Situata në Lindjen e Mesme ka lënë të bllokuar rreth 700 deri në 800 shtetas maqedonas, të cilët e kanë pothuajse të pamundur kthimin në shtëpi për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, përcjell Gazeta Express nga faktor.mk.
Sipas Arkan Kerim nga Oda Turistike-Hotelierike, fluturimet janë ndërprerë pasi aeroporti i Dubait ka ndaluar punën, duke paralizuar transportin ajror midis Azisë dhe Evropës.
Çmimet e biletave kanë arritur nivele rekord, ku një vend i vetëm nga Dubai për në Shkup ka kushtuar deri në 20.000 euro. Kthimi mbetet sfidë edhe përmes rrugëve alternative si Arabia Saudite, për shkak të procedurave të vështira për pajisjen me viza për qytetarët maqedonas.
tag_katrorimaqedoni_2