70 vjeçari që u gjet i vdekur në një rrugë në Prizren, Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar - Gazeta Express
string(95) "70-vjecari-qe-u-gjet-i-vdekur-ne-nje-rruge-ne-prizren-policia-kerkon-ndihme-per-ta-identifikuar"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 15:39

70 vjeçari që u gjet i vdekur në një rrugë në Prizren, Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 15:39

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të moshuar, rreth 70 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Edit Durham’ në Prizren.

“Me datën 26.03.2026, rreth orës 11:36, Policia ka pranuar një informatë për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren, sipas ekipit të Urgjencës. Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish TMK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas informatave fillestare të Policisë së Kosovës viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar.

“Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekjeje të dhunshme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i hetimeve rajonale, të cilët pas konsultimit me prokurorin e Shtetit kanë iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme.

Duke marrë parasysh se viktima është gjetur në rrugë dhe deri më tani nuk është identifikuar, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që nëse posedojnë ndonjë informacion për identitetin e viktimës, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrit të kontaktit 192”, përfundon njoftimi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement