string(119) "70-e-ushtrise-serbe-prane-kufirit-te-kosoves-maqedonci-se-di-arsyen-e-rritjes-se-ketij-lajmi-e-kemi-thene-edhe-me-heret"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 18:02

“70% e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës”, Maqedonci: S’e di arsyen e rritjes së këtij lajmi, e kemi thënë edhe më herët

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 18:02

Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, emisionin “FRONTAL” të T7 ka folur për deklaratën që bëri bujë ditëve të fundit, që 70 për qind e ushtrisë serbe është pranë kufirit të Kosovës.

Sipas tij ky nuk lajm, pasi shton se kjo është thënë shumë herë viteve të fundit.

“Nuk e di arsyen dhe prapavijën e rritjes së këtij lajmi sot, mirëpo kjo nuk është që është thënë vetëm sot. Për këtë çështje është thënë shumë herë gjatë viteve të fundit. Ky dislokim, kjo vendosje e ushtrisë serbe në jug të Serbisë nuk ka ndodhur sot. Tri nga katër brigadat e ushtrisë së Serbisë janë të vendosura në jug të territorit të saj, pra brigada e dytë është e vendosur në Rashkë, brigada e tretë në Nish dhe brigada e katërt në Vrajë. Të gjitha këto lokacione janë në afërsi të territorit të Kosovës  dhe përveç këtyre Serbia për një kohë të gjatë është duke mbajtur 48 baza të përparme operacionale përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur sot, nuk është lajm i ri”, tha ai. /GazetaExpress/