7-vjeçarja i dërgon letër Babagjyshit, kërkesa e saj ka prekur zemrat e të gjithëve - Gazeta Express
string(82) "7-vjecarja-i-dergon-leter-babagjyshit-kerkesa-e-saj-ka-prekur-zemrat-e-te-gjitheve"

7-vjeçarja i dërgon letër Babagjyshit, kërkesa e saj ka prekur zemrat e të gjithëve

Gazeta Express

30/11/2019 13:55

Shtëpi për familjen e saj dhe ushqim për të ngrënë, është kërkesa që një 7 vjeçare nga Liverpooli, Angli, që i ka bërë babagjyshit.

Siç raporton BBC, letra është gjetur në një kuti postare në prag të Krishtlindjeve në Qendrën e komunitetit në Everton, Liverpool.  Këshilltari i këtij komuniteti, Gerard Woodhouse, i cili e hapi këtë letër tha se “ishte aq shqetësuese për ta lexuar”.

Lexo Edhe:

Shirley Marshall nga po kjo qendër, tha se sapo letra u bë virale në rrjetet sociale, nisën edhe mbështetjet për vajzën e familjen e saj, transmeton Top Chanel.

“I dashur babagjysh. A mund të më ndihmosh. A mund të kemi një shtëpi për Krishtlindje. Mami ka dëshirë të jemi të gjithë bashkë. A mund të kemi edhe pak ushqim, dhe a mund të kem unë edhe një kukull të bukur për Krishtlindje? Faleminderit”, kishte shkruar 7 vjeçarja. Letra u tregua  kur ekipi në qendër të komunitetit filloi të dekoronte ambientin për sezonin festiv.

Është mësuar se vajza dhe motrat e saj të vogla, për shkak të kushteve të rënda, jetojnë tek një i afërm.

Ekipi i qendrës së komunitetit po përpiqet të ndihmojë familjen dhe pritet t’i vendosë në një hotel, ditën e Krishtlindjeve.