Ismet Kryeziu, drejtor i KDI, ka thënë në “Pressing” të T7, se janë 7 të dielë për të pasur zgjedhje lokale.
Ai tha se fillon nga 5 tetori deri në 16 nëntor.
Ai tha se kjo arrihet varësisht nga konsensusi mes partive politike dhe presidents.
“Potencialisht tahs I kemi shtatë të diele, nga 5 tetori fillojnë deri më 16 nëntor e diela e fundit kur mund te jetë ditë zgjedhore. Kjo është periudha varësisht nga konsensusi që arrijnë partitë politike e presidentja”.
“Mendoj me konsensun e subjekteve politike do arrijnë një datë, por ne jemi në një shtet jofunksional ku s’kemi Kuvend e Qeveri dhe po hyjmë në afatin kohor ku presidentja i shpall zgjedhjet, fillon fushata zgjedhore. Tani veç ka filluar”, ka thënë ai.
Ndërsa, skenari që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me ato lokale, sipas Kryeziu është e dëmshme për demokracinë.
“Tendenca për me i fut zgjedhjet parlamentare në një ditë me ato lokale, besoj që ka me qenë e dëmshme për demokracinë. Nëse vjen si iniciatië e subjekteve politike, por jo nga presidentja”, ka thënë ai. /Gazeta Express
aaaaa