7 projekte të fituara nga Erasmus+ të financuara nga Bashkimi Evropian, edhe këtë vit institucioni me numrin më të madh të projekteve nga të gjitha institucionet në Kosovë - Gazeta Express
string(169) "7-projekte-te-fituara-nga-erasmus-te-financuara-nga-bashkimi-evropian-edhe-kete-vit-institucioni-me-numrin-me-te-madh-te-projekteve-nga-te-gjitha-institucionet-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 11:55

7 projekte të fituara nga Erasmus+ të financuara nga Bashkimi Evropian, edhe këtë vit institucioni me numrin më të madh të projekteve nga të gjitha institucionet në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 11:55

UNI-Universum International College ka shënuar një arritje historike duke u bërë institucioni i arsimit të lartë me më së shumti projekte Erasmus+ CBHE të miratuara në Kosovë – plot 7 projekte fituese vetëm në një vit.

Projekti pas projekti, UNI po tregon se zhvillimi akademik, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar nuk janë më aspirata, por realitet për studentët dhe stafin akademik në Kosovë.

Projektet fituese që po ndryshojnë peizazhin arsimor janë:

  • LEAD
  • TEACH UP
  • DUALKO
  • AGILE
  • K2W
  • MEDIATOR
  • M3DTECH

Këto projekte financohen nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+ CBHE, dhe kanë për qëllim:

  • Modernizimin e arsimit të lartë
  • Forcimin e kapaciteteve të stafit akademik
  • Krijimin e lidhjeve me tregun e punës
  • Përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor

Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Përmes këtyre projekteve, UNI jo vetëm që ndërkombëtarizon arsimin në vend, por edhe e pozicionon Kosovën si partner të besueshëm në arenën evropiane. Studentët dhe profesorët tanë tashmë kanë më shumë mundësi për të marrë pjesë në shkëmbime akademike, trajnime jashtë vendit dhe projekte inovative.

Ky sukses nuk është rastësi, por rezultat i një strategjie të qartë zhvillimi, lidershipi vizionar dhe punës së palodhshme të stafit të UNI.

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.