7 profesione që nuk do të jenë kurrë më si më parë pas pandemisë - Gazeta Express
string(64) "7-profesione-qe-nuk-do-te-jene-kurre-me-si-me-pare-pas-pandemise"

7 profesione që nuk do të jenë kurrë më si më parë pas pandemisë

Fun

Gazeta Express

27/10/2021 22:13

Sipas Byrosë Amerikane të Statistikave të Punës (BLS), në gusht, më shumë se 4 milionë njerëz e lanë vendin e punës vullnetarisht – një shifër rekord gjatë 20 viteve të fundit.

Me më tepër se 10 milionë vende të reja pune janë hapur në SHBA, atëherë përse kanë mbetur 7.7 milionë njerëz të tjerë pa punë?

Lexo Edhe:

Një arsye e rëndësishme sipas ekonomistëve, është se shumë njerëz e kanë ri-menduar karrierën e tyre gjatë pandemisë dhe nuk janë më të interesuar t’i rikthehen pozicioneve të paguara pak, shkruan The Boston Globe.

Ky fenomen, së bashku me faktorë si detyrimet familjare dhe shqetësimet shëndetësore , janë bërë shkak për boshllëqe në tregun e punës që po i pengojnë kompanitë e mëdha t’i përgjigjen kërkesës, gjë që ka përkeqësuar marrëdhënien e tyre me klientët dhe ka ngadalësuar jo vetëm procesin e punës por edhe fuqizimin e tyre ekonomik, transmeton lajmi.net.

Sipas Byrosë Amerikane të Statistikave të Punës (BLS), në gusht, më shumë se 4 milionë njerëz e lanë vendin e punës vullnetarisht – një shifër rekord gjatë 20 viteve të fundit.

Kjo është një pasqyrë e ndërtuar nga Boston Globe, e 7 vendeve të punës që kanë pësuar një rënie të konsiderueshme në popullaritet gjatë dy viteve të fundit, si dhe arsyen përse ato mund të mos jenë më kurrë si më parë.

1. Restorantet

Në qytetet kryesore në SHBA, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme të shohësh shenjën ‘Kërkojmë Punë’ në dyert apo vitrinat e restoranteve. Kamerierë, banakier, shefa kuzhine – të gjitha këto profesione për momentin kanë një kërkesë shumë të lartë.

Gjatë pandemisë, ky sektor ka pësuar një eksod të punonjësve që u përkeqësua edhe më tej pas mbylljeve dhe masave shtrënguese. Kur ekonomia u rihap, restorantet që kishin mbijetuar patën vështirësi të rikthehen në kapacitetin e mëparshëm, gjë që rezultojë në orë më të pakësuara, menu më të limituara dhe vonesa më të zgjatura.

Një sondazh nga Shoqata Kombëtare e Restoranteve në shtator, zbuloi se rreth 80% e restoranteve ishin pa staf.

Një tjetër aspekt që po e ndryshon tërësisht këtë industri është teknologjia. Po bëhet gjithnjë e më e zakontë për kompanitë e restoranteve të automatizohen dhe të zëvendësojnë punët e bëra nga njeriu me robotë, nga bërja e një sallate deri tek marrja e porosisë.

2. Kafenetë

Me kaq shumë personel duke punuar nga shtëpia, të cilët mund të mos kthehen më kurrë në zyrë, kafenetë e ngritura pranë ndërtesave të tyre të vetmuara kanë pësuar vështirësi nga më të ndryshmet, deri tek mbyllja totale.

Ndërkohë, duke parë vështirësitë me të cilat u hasën gjatë pandemisë dhe pas saj, amerikanët po shohin gjithnjë e më tepër mundësi për të kursyer për sendet e panevojshme si dhe mënyra se si t’i bëjnë ato në shtëpi.

Por në të njëjtën kohë, edhe në këtë sektor teknologjia do të jetë elementi kryesor që do ta ndryshojë lojën. Kafene të shumta tashmë janë automatizuar dhe një filxhan kafe, çaj apo edhe një briosh i ngrohtë përgatitet dhe shërbehet nga një robot “miqësor”.

3. Sportelistët

Pavarësisht inflacionit, konsumatorët po shpenzojnë gjithnjë e më tepër para nëpër dyqane dhe zinxhirët kryesor – si Costco, Walmart apo Target – duke bërë që rrogat e punonjësve të rriten deri në $15 dollarë/ora.

Por, vendet e punës po pësojnë rënie si pasojë e shtimit të metodave të vetë-shërbimit me anë të kartave, që heq nevojën për një arkëtarë. Një tjetër problem është rritja në numrin e konsumatorëve që preferojnë t’i bëjnë blerjet e tyre online. Blerjet në internet po e ndryshojnë tërësisht të gjithë peizazhin e sektorit ushqimor dhe jo vetëm.

4. Shoferët e kamionit

Industria e kamionëve ka hasur prej kohësh një boshllëk dhe mungesa të shumta në tregun e punës, por pandemia i ka shtuar një tjetër nivel këtij problemi. Krahu i punës në këtë sektor është në përgjithësi në moshë të madhe, dhe faktorë të ndryshëm i kanë shtyrë shumë prej tyre të dalin në pension më herët.

Edhe pse pagesa në këtë sektor varion rreth $61,000 dollarë në vit, faktorë të ndryshëm si orët e tej zgjatura, qëndrimi për javë të tëra në rrugë, izolimi dhe hapësira kufizuese e mjetit të udhëtimit, i kanë shtyrë shumë shoferë të heqin dorë nga ky profesion.

5. Fabrikat dhe logjistika

Pandemia ka shkaktuar që shumë punonjës në fundin e zinxhirit të furnizimit të largohen nga puna ose të kërkojnë paga më të larta. UPS (Posta Amerikane) po kërkon të plotësojë 100,000 vende pune, Amazon gjithashtu po kërkon 150,000 të tjerë. Këto lloj punësh tashmë paguajnë $18/në orë dhe kualifikimet për t’u punësuar nuk janë të shumta.

FedEx deklaroi se humbjet e punës si pasojë e pandemisë i kushtuan kompanisë $450 milionë dollarë këtë vit, më së shumti si pasojë e rritjes së rrogave, bonuseve për punonjësit e rinj dhe para të shpenzuara për t’ju përgjigjur vonesave në porosi. Dhe FedEx ka ende 90,000 pozicione për të mbushur para sezonit të festave. Pandemia ka patur një ndikim tejet pozitiv me ç’duket, tek punonjësit, edhe pse jo një të tillë tek vetë kompanitë.

6. Shoferët Uber

Pandemia nuk u tregua po kaq e mirë me shoferët e Uber – kompanisë më të fundit që nxori nga puna shumë taksistë konvencionalë. Si pasojë e COVID-19, njerëzit u mbyllën në shtëpi në vend të marrjes së taksive për të shkuar në punë, restorante apo evente të ndryshme. Madje edhe ata që kishin dëshirë të dilnin rrallë herë morën taksi.

Dhe me rritjet e fundit në çmimin e naftës, shoferët kanë qenë të parët që e kanë pësuar tek rroga dhe fitimet e tyre nga ky profesion.

7. Hoteleria

Situata e punës është paksa më e komplikuar tek sektori i hotelerisë, tha Carlos Aramayo, presidenti i Sindikatës së Hoteleve. Si pasojë e mungesës së eventeve, konventave, udhëtimeve për biznes etj., hotelet po ndeshen me vështirësi të shumta për sa i përket punësimit dhe kthimit në nivelet para pandemisë.

Rreth 80% e anëtarëve të sindikatës janë kthyer në punë, por ata nuk po punojnë më shumë se 65% të orëve të punës. Kapacitetet e hoteleve nuk arritën më shumë se 40-50% gjatë verës.

Edhe në këtë sektor, rastet e zëvendësimit të njerëzve me teknologjinë nuk kanë qenë të rralla. Anëtarët e sindikatave ama tregohen skeptikë nëse kjo do të ishte lëvizja e duhur për industrinë e hotelerisë, duke marrë parasysh që shërbimi është një nga karakteristikat kryesore të një eksperience në hotel.