7 kandidatët e primareve të PD-së japin arsyet pse kandidojnë për Bashkinë e Tiranës - Gazeta Express
string(84) "7-kandidatet-e-primareve-te-pd-se-japin-arsyet-pse-kandidojne-per-bashkine-e-tiranes"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2022 22:09

7 kandidatët e primareve të PD-së japin arsyet pse kandidojnë për Bashkinë e Tiranës

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2022 22:09

7 kandidatët në primaret e PD-së Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Enkeleida Fejzo, Fatmir Merkoçi, Julian Deda janë të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku kanë dhënë arsyet e kandidimit të tyre për Bashkinë e Tiranës.

Julian Deda është shprehur se arsyeja pse po kandidon për Bashkinë e Tiranës është se sipas tij Shqipërisë dhe Tiranës mungon shpirti i një personi që mbase ndjen më shumë për njerëzit.

Lexo Edhe:

“Kandidoj sepse mendoj se Tiranës apo politikës shqiptare i duhet një person atipik, në raport me politikën apo të bërit politikë sot në vendin tonë. Tirana apo Shqipëria është në këtë gjendje se politikanët kanë punuar keq, i mungon shpirti i një personi që mbase ndjen më shumë për njerëzit. Nuk jam fort i ri në PD, jam dhe unë një pjesëtar i saj dhe një person i cili ka punuar në strukturat e PD jo vetëm për zgjedhje. Përveç faktit që kemi një model të skarcuar që sot drejton Tiranën”, u shpreh Julian Deda.

Belind Këlliçi tha se qyteti të Tiranës në këto vite i janë bërë dëme të mëdha, ndaj dhe ai ka vendosur të kandidojë. Këlliçi listoi disa nga arsyet e vendimit të tij, ndërsa shtoi se do donte të rriste në këtë qytet fëmijët e tij.

“Tiranë është dëmtuar rëndë në këto vite. Bazohem në të gjithë perceptimet publike. I janë bërë dëme të mëdha kryeqytetit në këto 8 vite. Na është vjedhur e ardhmja, janë marrë vendime që prekin buxhetin e Tiranës. Janë krime që janë kryer në këto 8 vite Tiranë. Këto dëme që i janë bërë Tiranës, nuk mund të qëndroj më si një qytetar i këtij qyteti dëshmitar okular i shkatërrimit të qytetit ku unë jetoj”, tha ai.

Enkelejda Fejzo tha se është shtyrë nga dëshira për një ndryshim pozitiv, teksa shtoi se është ofruar të çrrënjosë modelin e kryetarit e ndërsa thekson se ka ardhur momenti që të mendojmë vetëm për qytetarin.

Kam vendosur të kandidoj për kandidat të Bashkisë së Tiranës sepse jam ofruar të çrrënjos modelin e kryetarit, duke ofruar kontribut të të vepruarit ndryshe. Pavarësisht nga statusi që ne kemi dhe mendoj se nga guximi im, të gjithë së bashku të sjellim një ndryshim pozitiv. Mendoj se ka ardhur momenti që të mendojmë vetëm për qytetarin“, u hspreh Fejzo.

Ndërsa Gerd Bogdani tha se po kandidon se beson se e fiton Tiranën, teksa shton se sipas tij Tirana nuk duhet të jetë qyteti ku pastrojnë paratë e krimit.

“Dua që në Tiranën ku jam rritur të kandidoj se ma kanë kërkuar qytetarë të panumërt. Mendoj se ky qytet mund të bëhet. Tirana ka ende mundësi që të bëhet, por nuk ka më kohë për të humbur. Tirana nuk duhet të jetë qyteti ku pastrojnë paratë e krimit duke e kthyer këtë qytet në lavatriçen e parave të pista. Kandidoj se besoj se e fitoj Tiranën“, tha Bogdani.

Ndërkohë Adriana Kalaja tha se një nga arsyet është që Bashkia të futet sipas saj në shinat e ligjit si dhe të ndërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

Është nevojë ulëritëse që Bashkia e Tiranës të kthehet në shinat e zbatimit të ligjit. Bashkia e Tiranës të zbatojë dispozitat ligjore. Kemi raste pafund që janë kryer vepra të ndryshme penale, janë kallëzuar dhe në SPAK. Drejtësia sot është e kapur, kjo është arsyeja pse unë kandidova. Bashkia e Tiranës duhet të kthehet në shinat e ligjit dhe për të zbatuar kauzën e jetës sime: Rikthimi i teatrit ashtu siç ishte dhe aty ku ishte“, tha ajo.

Ilir Alimehmeti tha se një nga arsyet është edhe që të menaxhoj qytetin, gjë e cila sipas tij ka munguar në vitet e fundit.

“Përditë ne jetojmë në këtë Tiranë, e shohim si harrohet trashëgimia e saj kulturore. Ose marr rrugën jetoj jashtë me bashkëshorten time, ose marr kalamajtë shkoj jashtë, ose vendos të bëj këtë që po bëj dhe të përpiqem të ndryshoj një qytet që është i pajetueshëm dhe të administroj një qytet ashtu siç kam administruar shëndetësinë”, u shpreh ai.

Kandidati Fatmir Merkoçi tha se ai mendon për një decentralizim të njësive bashkiake, ndërsa cilësoi se sipas tij marrja e bashkisë është rrëzim i Edi Ramës.

Në 32 vjet nuk kam asnjëlloj funksioni politik dhe shtetëror. Më vlerësuan vlerat dhe kontributet e mia dega Numër 9 dhe pse s’jam banor i saj dhe e vlerësova këtë vlerësim që më bënë dhe u futa për t’u kandiduar, për t’i dhënë një fytyrë të re politikës shqiptare, PD-së dhe për të qenë detyrim karshi qytetit ku unë kam dhënë gjithçka, kam dhënë edhe jetën, pavarësisht se jam sot gjallë. E ndjeva si një detyrim të padiskutueshëm dhe me besim absolut që unë luftën e kam me Ramën dhe kjo është beteja e parë që unë do të fitoj karshi Ramës“, u shpreh Merkoçi.

Më tej ai tha se në platformën e tij, është moslejimi i flamurit të LGTB-së në bashkinë e kryeqytetit.

“Ajo që është kryesorja, do të bëj që, në qoftë se deri më sot kam kërkuar që individuale dhe permanente minimumin jetik, po të jem kryetar bashkie do ta kërkoj në mënyrë institucionale sepse nuk mund të pranoj që një qytetar i qytetit tim të marri 4 mijë Lekë të vjetra asistencë, dhe ajo që është më kryesorja, duke qenë se i përkas të djathtës konservatore, nuk do lejoj në mënyrë kategorike që të valëvitet apo të vendoset flamuri i LGBT-së në Bashkinë e Tiranës”, tha ai.

/Gazeta Express