7 kandidatë kalojnë në fazën e dytë për pozicionin e Drejtorit të BKH-së - Gazeta Express
string(72) "7-kandidate-kalojne-ne-fazen-e-dyte-per-pozicionin-e-drejtorit-te-bkh-se"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 14:59

7 kandidatë kalojnë në fazën e dytë për pozicionin e Drejtorit të BKH-së

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 14:59

Komisioni i Përzgjedhjes ka shpallur rezultatet e fazës së parë të shqyrtimit të aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga 13 aplikime, 7 kandidatë kanë kaluar në fazën tjetër të garës, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore dhe kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm.

Kandidatët që do të vazhdojnë me procesin e vlerësimit janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Faza e ardhshme do të përfshijë testime profesionale dhe vlerësime të integritetit të kandidatëve, sipas kërkesave të ligjit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.