7 ditë zie në Maqedoninë e Veriut për tragjedinë në Koçan - Gazeta Express
string(57) "7-dite-zie-ne-maqedonine-e-veriut-per-tragjedine-ne-kocan"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2025 14:42

7 ditë zie në Maqedoninë e Veriut për tragjedinë në Koçan

Lajme

Gazeta Express

16/03/2025 14:42

Mediat e Maqedonisë së Veriut raportojnë se qeveria ka caktuar shtatë ditë zie kombëtare për shkak të tragjedisë në Koçan.

Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite.

Gjithashtu do të merret vendim për një inspektim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa, shkruajnë mediat maqedonase.

Janë të paktën 59 viktima nga zjarri që ra mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan, sipas ministrit të Brendshëm.

155 persona kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spitale të ndryshme në të gjithë vendin. 18 nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, njoftoi më herët Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement