A ka njerëz më të përkushtuar se sa mësuesit që bëjnë të pamundurën që nxënësit e tyre të trashëgojnë atë dije të akumuluar që do t’u hapi dyer dhe horizonte të reja në jetë?!
A ka dashuri më të madhe se sa dashuria dhe sakrifica e nënës për fëmijët e saj?!
A ka dashuri më të sinqertë se ajo e motrës për vëllanë?
A ka bashkëudhëtare në jetë më të mirë se bashkëshortja?
Për këtë arsye, gjatë gjithë kohës por kryesisht gjatë këtij muaji, ne duhet t’u tregojmë atyre mirënjohjen e thellë dhe dashurinë që kemi për to, edhe duke gjetur dhuratën e duhur.
Një buqetë me lule, një fotografi apo portret, pak minuta të shpenzuara në shoqërinë e tyre, etj kanë një domethënie të jashtëzakonshme, por nuk mund të konsiderohet kurrësesi dhurata ideale.
Ndaj SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, ka një propizim për ju në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit.
Nëse doni që njerëzit tuaj më të dashur të kenë gjithmonë një mjek me vete, pavarësisht se ku ndodhen, atëherë “TeleShëndet” do të ishte dhurata ideale.
SIGAL UNIQA Group Austria e ofron këtë shërbim novatori, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, në 5 paketa kryesore duke dashur tu jape mundësinë të gjithëve të shpenzojnë pak e të përfitojnë shumë.
Jeni në emigrim dhe shqetësoheni gjatë gjithë kohës për shëndetin e prindërve që keni në Shqipëri? Në zonën ku banojnë ata mungojnë mjekët dhe infermierët? Janë larg zonave urbane? Mos u shqetësoni! “TeleShëndet” do të ishte zgjidhja e duhur me prindërit tuaj që do të kenë mjekun gjithmonë me vete.
Por çfarë ofron ky shërbim?
Për tu njohur më me hollësi me të gjitha përfitimet që ofrojnë paketat, Shkarkoni tani aplikacionin “Teleshëndet” në App Store ose Google Play; regjistrohuni në pak sekonda dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA në: https://sigal.com.al/teleshendet/
Nëse mbeteni të kënaqur shërbimin “TeleShëndet” mund ta blini online në https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/Shu/Teleshendet.aspx?paketa=TE%20RRITUR
Por këtë fillimviti, SIGAL UNIQA solli një tjetër risi në siguracionet e shëndetit: “Sigurimin anti-Tumor”.
Unik në llojin e tij në Shqipëri dhe i dedikuar ndaj sëmundjeve më të rënda siç janë kanceri malinj dhe tumori beninj në kokë.
Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5, 10, 20, 50 apo 100 mijë euro.
Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, në mënyrë të menjëhershme nga SIGAL UNIQA vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.
Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.
Përfitimet e siguracionit “Sigurimi anti-Tumor”:
Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.
Këto do të ishin dhuratat e duhura për më të dashurat tuaja pasi asgjë nuk vlen më shumë se shëndeti…
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…
Për çdo pyetje, mund të shkruani në:
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 60 62 829
/Gazeta Express
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...