69 vite burg për “Metamorfoza 2”, SPAK jep pretencën për disa prej anëtarëve të bandës që kryente vrasje e trafik droge - Gazeta Express
string(116) "69-vite-burg-per-metamorfoza-2-spak-jep-pretencen-per-disa-prej-anetareve-te-bandes-qe-kryente-vrasje-e-trafik-droge"

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 14:21

69 vite burg për “Metamorfoza 2”, SPAK jep pretencën për disa prej anëtarëve të bandës që kryente vrasje e trafik droge

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 14:21

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën në lidhje me personat e akuzuar për dosjen e famshme “Metamorfoza 2”, ku të pandehur janë marrë ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe 5 persona të tjerë.

SPAK i akuzon ata për sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikimin e një sasie kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt BE.

Të pandehurit e tjerë janë Ismail Zeneli, Bujar Gërmizi, Adrian Cenaj, Besmir Murtati dhe Albert Prenga. Në pretecë, organi i posaçëm i akuzës kërkoi 69 vite burg për të gjashtë të akuzuarit. Në rast se shpallen fajtorë, ata do të përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në kërë dosje ishte dhe ish/ zvdrejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe zyrtarja e Interpol Tirana Jonida Babameto, por më herët SPAK shpalli moskompentecë dhe dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Tiranës.

Gjykata ka ndarë nga ky proces edhe personat e tjerë që janë ende në kërkim, mes tyre djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova.

Këta të fundit akuzohen për trafik droge në disa episode, sigurim të kushteve për vrasje, armëmbajtje pa leje, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal apo nxjerrje të sekretit hetimor.