67 vjeçari Beqir Malokaj dyshohet se është parë në Çagllavicë - Gazeta Express
string(61) "67-vjecari-beqir-malokaj-dyshohet-se-eshte-pare-ne-cagllavice"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 14:06

67 vjeçari Beqir Malokaj dyshohet se është parë në Çagllavicë

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 14:06

Janë bërë disa ditë prej se familja e kanë raportuar të zhdukur 67 vjeçarin Beqir Malokaj, nga Istogu.

Kërkimet për të vazhdojnë derisa në operacion janë angazhuar edhe pjesëtarët e FSK-së.

Mentor Maloku, nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim deklaroi për Klankosova.tv se ka dyshime se 67 vjeçari është parë në Çagllavicë.

“Kërkimet jemi duke i vazhduar. Është një pjesë që po dyshojmë, njëherë duhet të bëhen verifikimet e nevojshme. I kemi kamerat që duhet t’i shikojmë dhe pastaj të marrim hapat e nevojshëm”, deklaroi ai.

“Ka dyshime që ai sot nga ora 02:00 e deri në ora 03:00 të mëngjesit është parë në Çagllavicë. Duhet të analizojmë pamjet dhe pastaj nëse është ashtu të shpërngulemi në atë zonë”, theksoi Maloku.