66-vjeçarit në Fier i konfiskohen 3 llogari bankare me vlerë 140 mln lekë - Gazeta Express
string(73) "66-vjecarit-ne-fier-i-konfiskohen-3-llogari-bankare-me-vlere-140-mln-leke"

66-vjeçarit në Fier i konfiskohen 3 llogari bankare me vlerë 140 mln lekë

Gazeta Express

07/07/2020 14:18

Një 66- vjeçari nga Fieri i janë sekuestruar tre llogari bankare me një shumë prej 140 milionë lekësh.

Sipas policisë tri llogaritë bankare në emër të 66-vjeçarit Artan Levani, me vlerë 140 milionë lekë, dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Lexo Edhe:

”Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të tre llogarive bankare të shtetasit L. L., 66 vjeç, banues në Fier, llogari bankare që arrinin shumën 140 milionë lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këtë shtetas, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën djali i tij, shtetasi A. L është dënuar në Itali.