66 raste me koronavirus në Malishevë, 25 në Prishtinë - Gazeta Express
string(52) "66-raste-me-koronavirus-ne-malisheve-25-ne-prishtine"

Gazeta Express

09/04/2020 8:04

66 raste me koronavirus në Malishevë, 25 në Prishtinë

Gazeta Express

09/04/2020 8:04

Janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë duke çuar numrin total të të prekurve në 224.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetësisë Publike, gjersa njoftohet se shtatë persona janë shëruar gjatë ditës së djeshme, dhe një person ka humbur jetën.

Lexo Edhe:

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.

Pas këtyre rasteve të reja, Malisheva prinë me 66 raste, pastaj Prishtina me 25 kurse e treta Vushtrria me 21 raste

Rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave: gjashtëdhjetë e gjashtë (66) raste nga komuna e Malishevës, njëzet e pesë (25) raste nga Prishtina, njëzet e një (21) raste nga komuna e Vushtrrisë, njëzet (20) raste nga Mitrovica e Veriut, tetëmbëdhjetë (18) raste nga Gjilani, trembëdhjetë (13) raste nga Kamenica, dhjetë (10) raste nga Gjakova, dhjetë (10) raste nga Zveçani, shtatë (7) raste nga komuna e Vitisë, gjashtë (6) nga komuna e Pejës, katër (4) raste nga Podujeva, tre (3) raste nga Klina, tre (3) raste nga Fushë Kosova, tre (3) raste nga Prizreni, tre (3) raste nga Leposaviqi, tre (3) raste nga Suhareka, dy (2) raste nga Ferizaji, dy (2) raste nga Zubin Potoku, dy (2) raste nga Lipjani dhe me nga një (1) rast komuna e Drenasit, Obiliqit dhe Shtimes.