64-vjeçari dyshohet se ishte në motel me një grua rreth 70-vjeç, emergjenca e njoftoi policinë për vdekjen e tij - Gazeta Express
string(111) "64-vjecari-dyshohet-se-ishte-ne-motel-me-nje-grua-rreth-70-vjec-emergjenca-e-njoftoi-policine-per-vdekjen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 10:51

64-vjeçari dyshohet se ishte në motel me një grua rreth 70-vjeç, emergjenca e njoftoi policinë për vdekjen e tij

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 10:51

Një 64-vjeçar është gjetur i vdekur dje në një motel në Prizren. Express mëson se i moshuari ishte në shoqëri të një gruaje afër 70-vjeç, por kur emergjenca kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, viktima kishte qenë i vetëm në dhomë.

Sipas këtij burimi të Expressit kur është lajmëru emergjenca viktima ka qenë vetëm, pastaj ekipi mjekësor e ka njoftuar policinë për rastin.

Lexo Edhe:

Policia e ka hapur rastin si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa mësohet se shenja dhune nuk janë vërejur në trupin e tij.

Megjithatë, prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë i tij të dërgohet për obduksion.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.

Gruaja që e ka shoqëru në motel të ndjerin është identifikur dhe pritet intervistimi i saj. /Gazeta Express/