63 vdekje të reja, shkon në 277 numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi - Gazeta Express

63 vdekje të reja, shkon në 277 numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi

Lajme

Gazeta Express

02/04/2020 7:27

Gjashtëdhjetë e tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 277, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 u rrit në 15.679, pasi 2.148 persona kanë rezultuar pozitivë në teste në 24 orët e fundit, tha Koca në një konferencë për media pas një takimi të Këshillit Shkencor për Koronavirusin.

Gjithsej 333 pacientë janë shëruar dhe liruar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të fundit. Ndërkaq, rreth 979 pacientë janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv.

Po ashtu, në 24 orët e kaluara janë kryer 14.396 testime, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani ka shkuar në 106.799. Gjatë konferencës për media, ministri Koca tha se Stambolli mbetet qyteti më i prekur nga virusi, me 8.852 raste, që përbën 60 përqindëshin e të gjitha rasteve në vend, ndërsa pas tij radhiten Izmiri me 853 dhe Ankaraja me me 712 raste.