6 teza pse Albin Kurti duhet ta heqë taksen - Gazeta Express
string(43) "6-teza-pse-albin-kurti-duhet-ta-heqe-taksen"

Gazeta Express

03/03/2020 15:14

6 teza pse Albin Kurti duhet ta heqë taksen

Gazeta Express

03/03/2020 15:14

Taksa duhet të hiqet. Alternativë tjetër nuk ka mbetur. Jo vetëm amerikanët ngulin këmbë në këtë „kusht“, por të gjithë. E interpretojnë sikur të ishte çelësi i shumë akteve që duhet të ndodhin sa më shpejt

Shkruan: Arbana Xharra

Lexo Edhe:

1. Heqja e taksës do t’i jepte Qeverisë aktuale statusin e dialoguesit direkt, ashtu siç kërkon edhe Albin Kurti në letrat e tij drejtuar Pompeos.

2.  Do të përfundonte loja jotransparente e presidentit me emisarë të ndryshëm, lojë e cila vazhdimisht shkakton afera me kufij e territore. Gjë që duhet të ndalet menjëherë ngase vë në skenë labilitetin e politikës kosovare rreth sovranitetit siç është.

3. Heqja e taksës do të vinte Serbinë në presion që të dëshmojë regjistrin e saj se çka ka ofruar deri tash dhe do të detyronte Beogradin para një platforme kosovare, e cila kërkon njohjen dhe për të cilën SHBA-të thonë se janë të parevokueshme.

4.  BE nuk do të mundej më të shfrytëzojë edhe këtë konflikt për ngecjen e saj në plotësimin e detyrimeve ndaj Kosovës.

5. Opozita, respektivisht AAK në këtë stad është e vetmuar si për nga partnerët ashtu edhe për nga mbështetja në masë. Në rast të ashpërsimit të këtij konflikti (për apo kundër taksës) ajo do të senzibilizojë masë si në kohën e Çakorrit dhe do të shkaktonte sërish një kauzë që në fund veçse do të trazonte procesin – pasi taksa do të hiqet nëse jo sot nesër.

6. VV ndërkohë le të prezantojë „reciprocitetin“ si paketë bilaterale me Serbinë e jo si ndëshkim, ngase reciprocitet siç e konceptojnë ata vetvetiu do të thotë bilateralitet – diçka totalisht e zakonshme ndërmjet shteteve, veçanërisht ato me mospajtime.

Nuk qëndrojnë tezat që thonë se Qeveria le të bëhet me Amerikë apo BE, ngase janë e njëjta gjë në relacion me taksën. Tjetër gjë janë kur bëhet fjala në marrjen e timonit dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete: e këto i ka tash vetëm administrata amerikane. Po aq manipulues është spekulimi që thotë se SHBA pastaj do ta detyrojnë të jepet Veriu. Asnjëherë, nëse këtë Kosova nuk e ofron vetë. Në rast të hyrjes në një vijë me kërkesat amerikane, madje edhe ofrues të tillë klandestinë s’do të kishin adresa ku të shkojnë.