6 shenja që tregojnë se jeni vërtet të uritur - Gazeta Express
string(45) "6-shenja-qe-tregojne-se-jeni-vertet-te-uritur"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

21/07/2022 19:12

6 shenja që tregojnë se jeni vërtet të uritur

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

21/07/2022 19:12

Nevoja për ushqim mund të shfaqet në më shumë se një mënyrë.

Në të vërtetë ka disa shenja dhe simptoma mjaft të zakonshme, që mund të jenë mënyra e trupit tuaj për t’ju thënë se nuk po furnizohet mjaftueshëm me “karburant”.

Lexo Edhe:

Duke u bazuar në këshillat e ekspertëve AgroWeb ju njeh më poshtë me gjashtë shenja që janë pak të njohura, të cilat mund të tregojnë se jeni vërtet të uritur.

Ndiheni të lodhur

Nëse e shmangni vaktin e mëngjesit sepse shkoni me nxitim në punë dhe më pas gjatë ditës ndiheni tepër të lodhur, ka një arsye të fortë pas kësaj.

Kur shmangni vaktet ose konsumoni shumë pak kalori, nivelet e sheqerit (ose glukozës) në gjak bien.

Pa glukozë adekuate, qelizat tona nuk marrin energjinë që u nevojitet. Kjo është arsyeja pse një nga shenjat dalluese të sheqerit të ulët në gjak, ose hipoglikemisë, është lodhja.

Ndiheni të fryrë

Edhe pse shumica prej jush e lidhin fryrjen e barkut me ngrënien e tepërt, është e mundur që kjo të ndodhë edhe si rezultat i të ngrënit pak.

Të qëndroni për një kohë të gjatë pa ngrënë mund të shkaktojë grumbullimin e gazit në sistemin tuaj gastrointestinal dhe të shkaktojë kapsllëk.

Për më tepër ndjesia e fryrjes ose kapsllëkut mund t’ju largojë urinë dhe kështu cikli përsëritet.

Konsumi i rregullt i ushqimit, marrja e mjaftueshme e fibrave dhe lëngjeve, por edhe aktiviteti fizik, ndihmojë në luftimin e kapsllëkut dhe të kuptoni dhe të kontrolloni sa më mirë sinjalet e urisë që ju jep trupi.

Jeni nervoz

Nëse ndiheni ‘i uritur’ ka shumë mundësi që stomaku juaj t’ju dërgojë sinjale se është koha për të ngrënë. Por ndonjëherë ndodh që të ndiheni nervoz përpara se të trupi të dërgojë këto sinjale.

Kjo mund të shkaktohet nga ulja e niveleve të sheqerit në gjak që e bëjnë më të vështirë kontrollin e emocioneve negative si zemërimi dhe nervozizmi.

Për ta shmangur këtë duhet të fokusoheni në balancimin e sasisë së ushqimit që konsumoni gjatë vakteve, por gjithashtu edhe të orareve kur konsumoni ushqim.

Kjo është një nga mënyrat më të mira për të kontrolluar sheqerin në gjak dhe si rrjedhojë edhe ndjesinë e nervozizmit që lidhet me këtë shkak.

Mendoni vetëm për ushqim

Në fakt ky është një mekanizëm mbrojtës! Truri dëshiron që të konsumoni mjaftueshëm ushqim, në mënyrë që të mund të sigurojë energji për të funksionuar në mënyrë optimale.

Nëse vëreni se mendoni shpesh për ushqimin, kjo mund të jetë mënyra e trupit tuaj për t’ju thënë se po nuk po merrni mjaftueshëm kalori ose thjesht nuk po hani rregullisht gjatë ditës.

Keni humbje të përqëndrimit

Glukoza është ushqimi i preferuar i trurit, kështu ka kuptim që përqëndrimi të ulet kur ka rënie të glukozës.

Ushqimet e përpunuara, me sheqer të lartë dhe me yndyrë të lartë mund të shkaktojnë rritje të mëdha të energjisë, por kjo ndiqet nga një rënie e shpejtë që ju bën të ndiheni të uritur.

Nga ana tjetër, vaktet e balancuara që përmbajnë proteina, fibra, yndyra dhe karbohidrate të shëndetshme, do të përmirësojnë për një periudhë afatgjatë gjendjen tuaj.

Keni dhimbje koke

Një tjetër simptomë e sheqerit të ulët në gjak është edhe dhimbja e kokës, e cila  mund të jetë një shenjë që tregon se është koha për të ngrënë.

Nëse po e vononi drekën për shkak të një dite të ngarkuar pune, provoni të konsumoni fillimisht ushqim në vend të aspirinës.