Mëlçia jonë është një nga organet detoksifikuese në trupin tonë, dhe bën shumë punë të vështira çdo ditë.
Nuk është çudi që mund të stresohet! Nëse mëlçia juaj nuk mund t’i shndërrojë toksinat në mbetje të sigurta, ato “presin” në indin tuaj dhjamor për tu nxjerrë nga trupi që pastaj mëlçia juaj të funksionojë përsëri normalisht.
Ne kemi zbuluar se ka të paktën 6 shenja që mëlçia juaj është e mbingarkuar. Kontrolloni me kujdes për të kuptuar nëse mëlçia juaj po përpiqet t’ju dërgojë sinjale paralajmëruese.
Nëse mëlçia juaj është e mbingarkuar, ajo nuk mund të filtrojë gjakun siç duhet. Si rezultat, toksinat mund të arrijnë trurin tuaj. Kur kjo të ndodhë, ju mund të vini re simptoma të tilla si konfuzion, probleme me kujtesën dhe vështirësi në marrjen e vendimeve.
Mëlçia juaj është gjithashtu përgjegjëse për ruajtjen e një niveli normal të sheqerit në gjak. Kur mëlçia juaj është në regjim të koklavitur, mund të përjetoni një rënie të papritur të nivelit të sheqerit në gjak.
Normalisht, mëlçia juaj duhet të përpunojë dhe prodhojë glukozë pasi të keni ngrënë. Por nëse mëlçia juaj nuk mund të lëshojë glukozë të depozituar në qarkullimin e gjakut, niveli i glukozës në gjakun tuaj bie ndjeshëm. Si rezultat, një nivel i ulët i sheqerit në gjak shkakton lodhje, acarim dhe paaftësi për t’u përqendruar.
Mëlçia gjithashtu rregullon hormonet tona seksuale. Një mëlçi jofunksionale mund të jetë arsyeja për një çekuilibër në nivelet e estrogjenit dhe testosteronit, i cili përfundimisht mund të çojë në probleme serioze të tilla si një epsh i reduktuar dhe simptoma të përkeqësuara të PMS.
Humori dhe kujtesa juaj varen nga gjendja e trurit tuaj. Kur toksinat futen në trurin tuaj, ju keni probleme për të mbajtur mend gjërat dhe përjetoni ndryshime të shpeshta të humorit.
Ankthi dhe depresioni lidhen gjithashtu me gjendjen e mëlçisë tuaj. Nëse vëreni simptoma të tilla, gjëja më e mirë për të bërë është të konsultoheni me një profesionist dhe të bëni një kontroll mjekësor para se të merrni ndonjë ilaç qetësues.
Ata që shpesh ftohen dhe kanë infeksione të tjera virale besojnë fuqimisht se arsyeja kryesore është mungesa e vitaminës C. Por pak e dinë që mëlçia luan një rol jetësor në ndërtimin e një sistemi të fortë imunitar. Kjo do të thotë, sa më e shëndetshme të jetë mëlçia juaj, aq më mirë lufton viruset dhe bakteret.
Apnea e gjumit është një çrregullim i gjumit që karakterizohet nga frymëmarrja e ndaluar ose e ndërprerë shkurtimisht për më shumë se 10 sekonda. Në raste të rënda, rruga e frymëmarrjes mund të bllokohet për 2 ose 3 minuta, dhe këto periudha të shkurtra së bashku përbëjnë më shumë se gjysmën e kohës suaj totale në gjumë. Një nga simptomat më të zakonshme të apnesë së gjumit është gërhitja.
Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e apnesë, është më mirë të kontrolloni mëlçinë tuaj pasi gjasat janë që ajo të mos funksionojë normalisht.
Gjëja e parë që duhet të provoni është adoptimi i një plani diete më të shëndetshme. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të torturoni veten. Thjesht përpiquni të ndiqni këto rregulla të thjeshta:
Mos harroni të ndani artikullin me miqtë tuaj për t’i bërë ata të vetëdijshëm për këto shenja të rëndësishme.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...